Shqipëria e mbyll Eurovision 2026 me 145 pikë, vijon numërimi final i votave

Illyrian Info
1 Min Read

Pas përfundimit të të gjitha performancave në skenën e madhe të Eurovision 2026, mbrëmja ka hyrë në një nga momentet më të rëndësishme dhe më të ndjekura nga publiku – shpërndarjen e pikëve dhe numërimin final të votave nga juritë dhe publiku evropian.

Atmosfera në sallë mbetet e tensionuar dhe emocionuese, ndërsa shtetet pjesëmarrëse po presin rezultatet përfundimtare të këtij edicioni.


Çdo votë e shpallur ka sjellë reagime të forta nga delegacionet dhe fansat e pranishëm në arenë.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e ka përmbyllur garën me gjithsej 145 pikë.

Performanca e tij u prit pozitivisht gjatë mbrëmjes, duke marrë duartrokitje të shumta dhe reagime të mira nga publiku.

Interpretimi emocional dhe vokali i kontrolluar i Alisit e vendosën Shqipërinë mes vendeve që arritën të tërheqin vëmendje gjatë finales së madhe.

Kënga “Nan” u komentua gjerësisht në rrjetet sociale gjatë transmetimit live, ndërsa mbështetja për përfaqësimin shqiptar ishte e dukshme si në sallë, ashtu edhe online.

Ndërkohë, procesi i shpalljes së rezultateve po vazhdon, me publikun që pret të mësojë se cili shtet do të shpallet fitues i Eurovision 2026. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *