U dyshua për eksploziv, pajisja e vendosur në gomën e makinës në Korçë ishte GPS

Illyrian Info
1 Min Read

Forcat xheniere të RENEA pas kontrollit të detajuar në mjetin Audi Caravan në Korçë kanë gjetur vetëm një GPS dhe jo lëndë eksplozive siç u dyshua më herët.

Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më tepër rrethanat si dhe personat që ai mendon se janë të dyshuar për vendosjen e këtij objekti në makinën e tij


Ishte vet pronari i makinës ai që zbuloi objektin në orët e para të mëngjesit të sotëm, të vendosur në pjesën e pasmes të automjetit dhe me pas lajmëroi forcat e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.

Më tej specialitetet xheniere të forcave RENEA bënë të mundur heqjen e objektit nga goma e pasme e mjetit. /euronews/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *