Siguruan Ligën e Kampionëve, Napoli e blen përfundimisht yllin e Man Unitedit

Illyrian Info
1 Min Read

Napoli raportohet se ka aktivizuar klauzolën e blerjes prej 44 milionë eurosh për ta transferuar përfundimisht Rasmus Hojlund nga Manchester United, sipas Fabrizio Romano.

Marrëveshja ishte e përfshirë në kontratën e huazimit të sulmuesit danez, e cila parashihte një detyrim të kushtëzuar blerjeje nëse Napoli do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Antonio Contes.


Ky kusht tashmë është përmbushur, pasi Napoli e ka konfirmuar vendin në kompeticionin më të madh evropian për edicionin 2026/27. Sipas raportimeve, fitorja 3-0 ndaj Pisës ia ka vulosur napolitanëve pozitën në “Top 4”.

Manchester United pritet të përfitojë një paketë totale rreth 50 milionë euro, ku përfshihet tarifa e huazimit prej 6 milionë eurosh e paguar në gusht, si dhe klauzola e detyrueshme e blerjes prej 44 milionë eurosh.

Hojlund ka lënë përshtypje gjatë aventurës së tij në Itali, duke kontribuar me gola dhe asistime në realizimin e objektivave sezonale të Napolit. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *