Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përuruar mbrëmjen e së dielës Unazën e Brendshme të Kryeqytetit, një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në qytet, në një ceremoni ku morën pjesë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Rama tha se projekti, i cili ka qenë prej vitesh i domosdoshëm për këtë pjesë të kryeqytetit, do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në Prishtinë.
Sipas tij, Unaza e Brendshme përfshin një aks të rëndësishëm rrugor me ndriçim modern, hapësira për këmbësorë dhe organizim të ri të komunikacionit, duke synuar një kryeqytet më funksional, më të lidhur dhe më modern.
“Ky projekt nuk sjell vetëm infrastrukturë të re, por edhe më shumë siguri, më pak ngarkesë në komunikacion dhe lëvizje më të lehtë për mijëra qytetarë çdo ditë”, është shprehur Rama.
