Dy përbërës nga kuzhina që i bëjnë qershitë më të mëdha, më të lëngshme dhe të ëmbla si mjalti

Illyrian Info
4 Min Read

Pemëtarët me përvojë tregojnë se si, me një truk të thjeshtë, arrijnë të kenë fruta më të mëdha, më të lëngshme dhe dukshëm më të ëmbla

Qershitë janë ndër frutat më të dashura të pranverës, por që frutat të jenë të mëdha, plot lëng dhe të ëmbla si mjalti, nuk mjafton vetëm ujitja e rregullt. Kopshtarët me përvojë prej vitesh përdorin një truk të thjeshtë nga kuzhina, i cili mund ta përmirësojë ndjeshëm shijen dhe cilësinë e prodhimit.


Në ujin me të cilin ujitin qershitë, ata shtojnë dy përbërës që pothuajse të gjithë i kanë në shtëpi: maja buke dhe hi druri.

Kjo përzierje natyrale nxit rritjen e pemës, forcon rrënjën dhe ndihmon frutat të zhvillojnë më shumë sheqer natyral. Rezultati janë qershi me ngjyrë më intensive, shije më të plotë dhe më shumë lëng.

Pse pikërisht maja e bukës?

Maja e bukës është e pasur me vitamina të grupit B, minerale dhe mikroorganizma të dobishëm që përmirësojnë cilësinë e tokës. Kur tretet në ujë, ajo nxit zhvillimin e rrënjëve dhe përshpejton përthithjen e lëndëve ushqyese nga toka.

Kopshtarët thonë se pas një ujitjeje të tillë, qershitë zhvillohen më mirë, ndërsa frutat bëhen më mishtore dhe më rezistente ndaj çarjes. Kjo përzierje është veçanërisht e dobishme gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit, kur frutat piqen intensivisht, transmeton Telegrafi.

Përgatitja është shumë e thjeshtë:

– 10 gramë maja të freskët ose të thatë
– 10 litra ujë të vakët

Përzierja lihet të qëndrojë rreth një orë dhe më pas me të ujitet toka rreth trungut. Nuk duhet hedhur drejtpërdrejt mbi fruta apo gjethe.

Hiri i drurit, përbërësi sekret për fruta më të ëmbla

Përbërësi i dytë që pemëtarët me përvojë përdorin rregullisht është hiri i drurit. Ai përmban kalium dhe kalcium, minerale që luajnë rol të rëndësishëm në formimin e frutave të ëmbla dhe të lëngshme.

Kaliumi ndikon drejtpërdrejt në sasinë e sheqernave natyrale në qershi, prandaj frutat marrin shije më të pasur. Hiri gjithashtu ndihmon në uljen e aciditetit të tokës dhe forcon bimën.

Mjafton që një filxhan hi i situr të tretet në një kovë me ujë, ose të shpërndahet lehtë rreth trungut para ujitjes.

Si të përdoret si duhet kjo përzierje?

Rezultatet më të mira arrihen kur përzierja përdoret një herë në dy deri në tri javë gjatë periudhës së pjekjes së frutave. Toka duhet të jetë pak e lagësht, ndërsa ujitja është më mirë të bëhet herët në mëngjes ose në mbrëmje, kur dielli nuk është i fortë.

Është e rëndësishme të mos teprohet, sepse ushqimi i tepërt mund të japë efekt të kundërt. Përbërësit natyralë veprojnë gradualisht, por në afat më të gjatë mund të përmirësojnë cilësinë e tokës dhe rendimentin.

Edhe disa këshilla për qershi të përsosura

Përveç këtij recete shtëpiake, kopshtarët me përvojë këshillojnë edhe heqjen e rregullt të degëve të thata, sigurimin e dritës së mjaftueshme të diellit dhe ujitje të matur. Qershia nuk e do ujin e tepërt, prandaj është e rëndësishme të ruhet ekuilibri.

Nëse dëshironi fruta që shpërthejnë nga lëngu dhe kanë shijen e qershive të dikurshme të oborrit të gjyshes, ky truk i thjeshtë me maja buke dhe hi druri mund të bëjë dallim të madh që këtë sezon. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *