Kuçovë, 45-vjeçari që po transportohej me makinë i mori armën policit dhe e qëlloi në kofshë

Illyrian Info
2 Min Read

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir Skënderi arrestohet nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal.


Një shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier.

Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisë një patrullë policie për ta marrë. Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi, i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit këtij të fundit dhe e godet me pistoletë në kofshë.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir Skënderi është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërkohë që polici i plagosur është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie të DVP-së Berat, si dhe inspektorët e AMP-së, që po kryejnë veprimet hetimore në vendngjarje./Top Channel

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *