Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët për mënyrën e saktë të plotësimit të fletëvotimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor.
Hapi 1: Pasi të pranoni fletëvotimin nga komisionerët, sigurohuni që ai të jetë i vulosur në pjesën e pasme.
Hapi 2: Në kabinën e votimit gjeni broshurën me numrat dhe emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje.
Hapi 3: Në anën e majtë të fletëvotimit, shënjoni vetëm një (1) subjekt politik.
Hapi 4: Në anën e djathtë të fletëvotimit, mund të shënjoni deri në dhjetë (10) kandidatë për deputetë nga subjekti politik që keni zgjedhur.
Nëse gaboni gjatë plotësimit të fletëvotimit, mund të kërkoni ndërrimin e tij.
Për të ruajtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit. /Telegrafi/
