KRU “Mitrovica” nis shpërndarjen e ujit me autocisterna në Stan Tërg dhe Trepçë pas defektit në trafostacion

Illyrian Info
1 Min Read

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ka nisur shpërndarjen e ujit përmes autocisternave në zonat e Stan Tërgut dhe Trepçës, për shkak të mungesës së furnizimit të rregullt me ujë, si pasojë e një defekti në trafostacionin në Tunelin e Parë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet kanë dalë në terren sot nga ora 08:00.


“Sot, nga ora 08:00 e mëngjesit, ekipet e KRU ‘Mitrovica’ kanë filluar shpërndarjen e ujit përmes autocisternave në Stan Tërg dhe Trepçë, me qëllim të lehtësimit të situatës së krijuar nga mungesa e furnizimit të rregullt me ujë si pasojë e defektit në trafostacionin në Tunelin e Parë”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet do të vazhdojnë të jenë në terren dhe shpërndarja do të realizohet sipas nevojave të banorëve të këtyre zonave.

“Ekipet tona do të vazhdojnë të jenë në terren dhe shpërndarja do të realizohet sipas nevojave të banorëve të këtyre zonave”, thuhet më tej.

Në fund, kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *