Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm në Begracë të Kaçanikut.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 17:40.
“Ankuesi ka raportuar se ka dëgjuar një krismë të armës afër shtëpisë së tij. Pas verifikimit ka vërejtur se në murin e shtëpisë dhe në kornizë të dritares ka dy vrima nga arma”, thuhet në raport.
I dyshuari është hasur me armë gjuetie i cili gjatë intervistimit ka raportuar se ka pasur për qëllim t’i gjuaj qentë endacakë.
Policia njofton se është njoftuar prokurori.
Arma dhe një fishek janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
