Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka befasuar ndjekësit e saj me një seri fotografish të publikuara së fundmi në Instagram.
Këngëtarja u shfaq mjaft elegante dhe plot stil, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj të kuruar deri në detaje.
Në fotografitë e publikuara, ajo kishte zgjedhur një veshje tërësisht në të zeza, e cila i vinte në pah linjat e saj perfekte trupore dhe elegancën natyrale.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
Bukuria e saj binte menjëherë në sy, teksa pozonte me buzëqeshje dhe vetëbesim para kamerës.
Grimi shumë i përshtatur me stilin e saj, si dhe paraqitja plot finesë, u vlerësuan nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
“Zonjë në të zeza”, shkroi ajo krahas postimit, duke marrë menjëherë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat.
Ndjekësit nuk kursyen komplimentet, duke e vlerësuar për bukurinë, sharmin dhe elegancën.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
