Arrestohet një person në Graçanicë për dhunë në familje

Illyrian Info
1 Min Read

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 19 majit 2026, rreth orës 21:00, në Graçanicë.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje verbale, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili po ashtu i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia.


Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *