“Ne medalje nuk marrim” – Ferizaj me akuza të forta pas ndeshjes

Illyrian Info
2 Min Read

FC Ferizaj ka reaguar ashpër pas finales së Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit, duke e drejtuar kritikën kryesisht te gjyqtari Genc Nuza.

Klubi ferizajas publikoi një postim në rrjetet sociale zyrtare, ku shkroi: “Genc Nuza, urime Kupa e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është! Ne medalje nuk marrim”.


Ky reagim vjen pas ngjarjeve të tensionuara në minutat e fundit të finales, kur Ferizaj për disa minuta e braktisi fushën, i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit dhe me kohën shtesë të dhënë.

Sipas asaj që u raportua nga stadiumi, gjyqtari fillimisht dha katër minuta lojë shtesë, gjë që i irritoi ferizajasit, të cilët pretendonin se kishte pasur më shumë ndërprerje dhe vonesa.

Tensionet u rritën edhe më shumë pas një rasti të diskutueshëm në zonë, ku Ferizaj pretendoi për penallti, por Nuza nuk e akordoi dhe nuk e rishikoi rastin në VAR.

Në vazhdim, kapiteni i Ferizajt, Haxhimusa, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, çka e çoi situatën drejt eskalimit.

telegrafi.com

Ferizaj u rikthye në fushë pas rreth 10 minutash, por reagimi i klubit pas ndeshjes tregon se pakënaqësia me arbitrazhin ka mbetur e madhe. Deri tani nuk ka një sqarim të detajuar nga klubi për vendimin “mos t’i marrim medaljet”, ndërsa priten edhe reagimet e institucioneve përkatëse lidhur me incidentet e finales. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *