New Yorku është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje të ashpra në disa lagje.
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur plotësisht rrugët, kanë paralizuar infrastrukturën lokale dhe kanë mbingarkuar sistemet e kullimit të qytetit.
Duke nxjerrë në pah rreziqet ekstreme të përmbytjeve të fundit, një klip viral në rrjete sociale tregon një grua që rrëmbehet nga një rrymë uji, ndërsa zbret nga një autobus publik.
Pamja tregon gruan që përfshihet nga ujërat e përmbytjes ndërsa zbret nga autobusi.
I paaftë të afrohej deri në trotuar për shkak të përmbytjeve të mëdha, shoferi ndaloi në mes të rrugës, duke e detyruar gruan dhe pasagjerët e tjerë të hidheshin direkt në rrymat e rrezikshme të ujit.
Ndërsa videoja u bë virale, përdoruesit vunë në dyshim nëse shoferi mund ta kishte parkuar autobusin më afër trotuarit, duke i lejuar kështu gruas të zbriste në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/
