Milani futet në garë për transferimin e yllit të PSG-së

Illyrian Info
1 Min Read

Milani ka hyrë në garë për ta transferuar Goncalo Ramosin, sipas Gazzetta dello Sport.

Raporti pretendon se klubi i Serie A është serioz për ta përforcuar repartin e sulmit këtë verë, me Ramosin të identifikuar si objektiv prioritar, teksa “Rossonerët” synojnë të shtojnë një numër 9 të ri.


Milani do të përballet me konkurrencë nga disa klube evropiane, përfshirë Juventusin, Newcastle United dhe Manchester United, të cilat po ashtu po e monitorojnë situatën.

Klubi italian raportohet se po përgatit një ofertë zyrtare për Paris Saint-Germainin përpara Kupës së Botës 2026, me synimin që të veprojë shpejt në tregun e transferimeve.

Ramos ka zhvilluar 44 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë një asistim.

I përdorur shpesh si opsion rotacioni nën drejtimin e Luis Enrique, sulmuesi portugez thuhet gjithashtu se është i hapur për një sfidë të re./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *