Vuçiq gjatë intervistës i bërtet moderatorit të televizionit publik të Serbisë

Illyrian Info
2 Min Read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përfshirë në një debat të ashpër gjatë një emisioni në televizionin publik të Serbisë RTS, ku ka ngritur zërin dhe ka kritikuar moderatorin pas pyetjeve lidhur me një rast të ndjeshëm që po trajtohet në opinionin publik serb.

Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni, tensionet nisën kur moderatori Zoran Stanojeviq e pyeti presidentin për një rast të njohur si “Neshoviq”, i cili lidhet me pretendime për përfshirje të disa zyrtarëve të policisë në aktivitete kriminale.


Në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, Vuçiq reagoi me ton të lartë, duke e akuzuar moderatorin për ndjekje të narrativave politike dhe për, siç tha ai, “përshtatje me agjenda të caktuara”.

Gjatë diskutimit, presidenti serb kritikoi edhe mediat dhe opozitën, duke pretenduar se ndaj tij po zhvillohen fushata politike dhe se po i bëhen akuza të pabazuara.

Ai përmendi gjithashtu pretendime të ndryshme që, sipas tij, janë bërë në të kaluarën ndaj tij, të cilat i mohoi kategorikisht, duke theksuar se ka “ndërgjegje të pastër” dhe se gjithmonë është i gatshëm të përgjigjet para publikut.

Emisioni u karakterizua nga tensione të vazhdueshme dhe përplasje verbale mes presidentit dhe moderatorit, ndërsa pamjet e debatit janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe media në rajon. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *