Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij zyrtare në Japoni.
Rama në një postim në Facebook shpreh mirënjohje për mikpritjen në Tokio.
“Me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/
