Feronikeli ’74 e ka siguruar pjesëmarrjen për Superligën e Kosovës në edicionin 2026/27, pas fitores ndaj Ramiz Sadikut.
Skuadra nga Drenasi është promovuar si nënkampion në Ligën e Parë, duke e mbyllur nën Vushtrrinë, që e fitoi titullin falë fitores ndaj Vëllaznimit.
Nikli ’74 fitoi me rezultat 0-2 në Prishtinë, duke zhvilluar një tjetër paraqitje fenomenale.
Kreshnik Bahtiri realizoi golin e epërsisë pas asistimit të bukur të Shpresim Zogut (20’).
Ndërsa, goditjen finale ia dha Avni Selmani pas një aksioni të shpejtë (80’).
Kësisoj, Feronikeli me plot 74 pikë inkuadrohet në elitë, ndërsa Ramiz Sadiku e mbyll këtë edicion si vend i shtatë me 50 sosh./Telegrafi/
