Hull City rikthehet në Ligën Premier pas nëntë vitesh

Illyrian Info
1 Min Read

Hull City është rikthyer në Ligën Premier pas nëntë vitesh mungesë, pasi mposhti Middlesbrough 1-0 në finalen e “play-off”-it të Championship në “Wembley”.

Ndeshja nisi me shumë kujdes dhe me pak raste, ku momenti më i rrezikshëm ishte goditja me kokë e Oli McBurnie që u ndal në traversë.


Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga tension i lartë dhe mungesë rastesh të pastra, teksa mbrojtjet dominuan.

Kur po pritej koha shtesë, McBurnie u shfaq vendimtar në minutën e 95-të, duke e dërguar topin në rrjetë për 1-0 dhe duke i dhënë Hullit fitoren dramatike.

“Tigrat” menaxhuan minutat e fundit dhe shkaktuan festë të madhe te tifozët e tyre.

Megjithëse Hull e mbylli sezonin shtatë pikë pas Middlesbrough, është pikërisht skuadra nga “MKM Stadium” që siguroi ngjitjen në elitë, ndërsa Boro mbetet edhe një sezon në Championship./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *