Aktorja spanjolle shkëlqeu në mbylljen e Festivalit të Kanës me një fustan bardhezi me korse dhe pupla, grim të përsosur dhe elegancë që nuk ka nevojë për teprime
Ja edhe ylli më elegant i mbrëmjes së mbylljes së Festivalit të Kanës. Penelope Cruz u shfaq si mishërim i elegancës në finalen e festivalit më prestigjioz evropian të filmit.
Penelope Cruz, 52 vjeçe, ishte pa dyshim një nga gratë më të bukura në tapetin e kuq. Me një fustan bardhezi me korse dhe pupla, me detaje dramatike dhe shtresa të sofistikuara, ajo dëshmoi edhe një herë se është një nga femrat më tërheqëse të botës.
Bukuria e saj nuk i përshtatet domosdoshmërisht standardeve të sotme uniforme. Ajo ruan sharmin autentik spanjoll, natyralitetin dhe atë elegancë të pjekur që i shkon jashtëzakonisht shumë.
Aktorja e famshme spanjolle parakaloi në tapetin e kuq me një pamje glamuroze që të ndalte frymën. Edhe pse fustani ishte i pazakontë, ai i shkonte në mënyrë perfekte stilit të saj dhe u kombinua bukur me grimin dhe flokët, transmeton Telegrafi.
Penelope zgjodhi grim të përsosur me efekt “sy të tymosur” dhe buzëkuq klasik të kuq, ndërsa flokët i kishte stiluar në një prerje bob të çrregullt, moderne dhe shumë elegante.
Dhe ndërsa bukuria e saj ishte e pamohueshme, një gjë mbeti e qartë pas kësaj paraqitjeje: Penelope Cruz nuk ka nevojë të bëjë shumë për të marrë gjithë vëmendjen. I mjafton buzëqeshja, qëndrimi dhe një elegancë që duket krejtësisht e natyrshme.
/Telegrafi/
