Poezi nga: Miro Silvera
Përktheu: Maksim Rakipaj

Koha është
një gur i çmuar,
krejt i zakonshëm
aq sa krejt lehtë
mund t’ia vjedhësh tjetrit
sikur të vlente pak
ose aspak
vështirë me qenë syhapur
në lojën e brishtë
të përditshme
dhe ta ruash me kujdes
për vete.