Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaqi është zgjedhur kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Thaqi mori gjithsej 6 vota.
Ndërsa, kundërkandidati i tij, gjyqtari Gjykatës së Apelit, Besnik Bislimaj mori vetëm 5 vota.
Mandati i Rrustem Thaqit si kryesuesi i KGjK-së është tre vjeçar dhe do fillon nga dita e sotme.
Në mbledhjen e sotme të KGJK-së u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryesuesit, Rrustem Thaqi, detyrë të cilën ia dorëzoi zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor, Arjeta Sadiku.
“Rrustem Thaqi gjyqtar në Gjykatën Supreme zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i Thaqit si kryeses i Këshillit Gjyqësor është tre vjeçar dhe do të filloj nga data 25 maj. Detyra e Thaqit si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet përgjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së“, tha ai.
Në prill të këtij viti dështoi përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota. Kjo ishte arsyeja pse u rishpall edhe një konkurs i ri.
Këshilli Gjyqësor në mars të këtij viti shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt./kp/
