Inter Miami ka dhënë një përditësim të shumëpritur mbi legjendën argjentinase Lionel Messi, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Philadelphia Union, gjatë së cilës ai regjistroi dy asistime për të frymëzuar skuadrën e tij drejt një fitoreje 6-4.
Raportime të shumta pohojnë se dëmtimi i Messit nuk është serioz dhe ai do të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar të Argjentinës në Kupën e Botës muajin e ardhshëm.
Megjithatë, për të qetësuar të gjithë argjentinasit është përkujdesur klubi i MLS, Inter Miami, i cili ka dalë me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të Messit.
“Pas kryerjes së testeve të mëtejshme mjekësore këtë të hënë, diagnoza fillestare tregon një mbingarkesë të lidhur me lodhjen muskulore në kofshën e majtë”.
“Afati kohor për rikthimin e tij në aktivitetin fizik do të varet nga progresi i tij klinik dhe funksional”, thuhet në deklaratën e klubit.
Kampionët në fuqi të botës do ta nisin edicionin e vitit 2026 kundër Algjerisë më 17 qershor dhe Messi pritet të jetë i gatshëm 100 për qind. /Telegrafi/
