Kane paralajmëron fundin e karrierës dhe trondit Bayernin me deklaratën për kontratën e re

Illyrian Info
1 Min Read

Harry Kane udhëhoqi Bayern Munich drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Stuttgart në finalen e DFB-Pokal, duke realizuar një “hat-trick” spektakolar dhe duke siguruar dopietën vendore pas triumfit edhe në Bundesliga.

Pas ndeshjes, kapiteni i Anglisë foli jo vetëm për trofeun e fituar, por edhe për të ardhmen e tij në Mynih.


Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2027 dhe, ndonëse Bayern dëshiron ta blindojë me një marrëveshje të re, Kane e bëri të qartë se negociatat nuk do të jenë të thjeshta.

“Në këtë fazë të karrierës sime dua të përfitoj maksimumin nga kontrata. Kjo do të jetë një nga kontratat e fundit që do të firmos si futbollist profesionist”, deklaroi ai.

Megjithatë, 32-vjeçari theksoi se nuk ka ngut për të marrë një vendim të menjëhershëm.

“Tani nuk është momenti për të folur për këtë çështje. Jemi shumë të qetë me situatën. Ramë dakord që fillimisht të përfundojmë sezonin me klubin dhe, në mënyrë ideale, të luajmë edhe Kupën e Botës”, shtoi Kane.

Pavarësisht diskutimeve financiare dhe planeve afatgjata, gjithçka tregon se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.

“Të dyja palët janë shumë të lumtura me njëra-tjetrën”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *