Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Illyrian Info
1 Min Read

Një video është bërë virale e Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., i cili kap gjarpërinj me duar.

Kennedy tha se po i largonte zvarranikët nga shtëpia e kolegut të tij, Dr. Mehmet Oz, në plazhin e Floridas.


Gjarpërinjt në video “nuk janë helmues dhe të padëmshëm për njerëzit për sa kohë që lihen të qetë”, sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare.

– YouTube www.youtube.com

Por, Komisioni i Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër në Florida kohët e fundit i paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg gjarpërinjve pasi ata bëhen më aktivë në pranverë.

“Mbajini larg gjarpërinjtë dhe admirojini nga larg”, tha komisioni.

“Rezistojini dëshirës për ta kapur – edhe gjarpërinjtë tanë johelmues mund të kafshojnë fort”, shtoi ai. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *