PSG gjen “ilaqin” ndaj Arsenalit: kjo është stërvitja e pazakontë që ata po bëjnë para finales

Illyrian Info
2 Min Read

Arsenalit po i flitet sërish për “hile” dhe skema në goditjet standarte, por Luis Enrique nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve pa qenë edhe ai “i rrugës” kur duhet.

PSG do të përballet me “Topçinjtë” në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të këtij muaji, pasi eliminoi Bayern Munichun në një gjysmëfinale spektakolare.


Arsenali, siç pritej, ishte më pragmatik në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madridit, por do të jetë një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë për parisienët kur të takohen në Budapest më 30 maj.

Së fundmi janë shfaqur pamje nga Parisi, ku kampioni i Ligue 1, PSG, e ka pothuajse të sigurt edhe një tjetër titull dhe mund ta përqendrojë tërë vëmendjen për ta ndjekur tripletën historike 2024/25 me një “dopietë” në sezonin 2025/26.

Me Arsenalin si pengesë përpara ndoshta edhe në kuptimin literal, PSG duket se po përgatitet posaçërisht për duelet fizike në zonë.

Raportohet se portieri Matvey Safonov është stërvitur nën ndërhyrje të vazhdueshme fizike, duke u “provokuar” me një çantë për goditje, për ta simuluar kontaktin në goditjet nga këndi.

“Gjatë seancës stërvitore të së martës, portierët e PSG-së zhvilluan një ushtrim për të punuar një aspekt që pritet të jetë kyç në përballjen e ardhshme ndaj Arsenalit: mbrojtjen në goditjet standarde”.

“Safonov dhe portierët e tjerë rezervë u alternuan duke tentuar t’i kapnin topat ajrorë pranë vijës së portës, ndërsa ngacmoheshin nga bashkëlojtarët e tyre”, thuhej në raportin e RMC Sport.

Arsenali ka shënuar 20 gola nga goditjet e këndit dhe goditjet e lira në të gjitha garat këtë sezon./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *