“Ai është lojtari ynë më i mirë”, Perez ndez edhe më shumë tensionet mes Viniciusit dhe Mbappes

Illyrian Info
2 Min Read

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i është rikthyer paraqitjes së tij në konferencë për shtyp në fillim të javës me një intervistë në La Sexta.

Ai foli për një gamë të gjerë temash që lidhen me klubin, përfshirë edhe çështje që prekin ekipin e parë, i cili kohët e fundit ka qenë në një gjendje të trazuar.


Ka pasur shumë raportime për tensione të forta brenda dhomës së zhveshjes te Real Madridi, dhe këto thuhet se arritën pikën e thyerjes javën e kaluar, kur Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht gjatë një seance stërvitore.

Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras gjithashtu patën një përplasje, ndërsa është intensifikuar edhe zhurma rreth Kylian Mbappe.

Pas dyerve të mbyllura, Perez raportohet se ka qenë i pakënaqur me sjelljen e Mbappe gjatë pushimit të tij të fundit për shkak të lëndimit, por në intervistën për La Sexta i dha mbështetje francezit, sipas Diario AS.

“Mbappe është lojtari më i mirë që Real Madridi e ka në këtë moment. Ai e ka fituar Këpucën e Artë; nuk është se nuk shënon gola. Por diçka duhet të përmirësohet”.

“Na dhemb Liga e Kampionëve, ai gjyqtuar që na e caktuan… Ai nuk donte që ne të ishim në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”.

“Ai nuk e kuptoi që Camavinga kishte një karton të verdhë. Nuk e bëri me qëllim të keq, por bëri një gabim”, ka thënë presidenti i Realit.

Deklarata e Perez se Mbappe është lojtari më i mirë i Real Madridit ka pak gjasa të pritet mirë në kampin e Vinicius Junior./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *