Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Illyrian Info
1 Min Read

Funksioni i ri “History” zëvendëson “Bookmarks” dhe ruan në një vend të vetëm të gjitha pëlqimet, videot dhe artikujt që keni lexuar ose parë më parë.

Rrjeti social X po prezanton një funksion të ri të quajtur “History”, i cili u mundëson përdoruesve të shohin në një vend të vetëm përmbajtjet e ruajtura, postimet e pëlqyera, videot dhe artikujt që kanë parë ose lexuar më herët.


Opsioni i ri për momentin është i disponueshëm në pajisjet iOS, ndërsa sipas drejtuesit të produktit të kompanisë, Nikita Bier, qëllimi është t’u lehtësohet përdoruesve rikthimi te përmbajtjet që duan t’i shohin më vonë.

Butoni i deritanishëm “Bookmarks” në menynë anësore është riemërtuar në “History”, ndërsa faqja e re është ndarë në katër seksione: Bookmarks, Likes, Videos dhe Articles.

Funksioni i ri e afron platformën X më shumë me një motor kërkimi, pasi u lejon përdoruesve të kthehen te përmbajtjet e shikuara më parë, edhe nëse nuk i kanë ruajtur.

Njëkohësisht, kompania synon të nxisë përdorimin e artikujve më të gjatë dhe përmbajtjeve të publikuara direkt në platformë. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *