Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi – raportohet për të vdekur

Illyrian Info
1 Min Read

Dy persona humbën jetën sot kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë banimi në qytetin jugperëndimor Limburgerhof të Gjermanisë.

“Bazuar në hetimet deri më tani, dy personat në bord kanë humbur jetën në aksident. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler.


Megjithatë, sipas transmetuesit publik SWR, të paktën edhe një person tjetër është lënduar.

Një numër i madh policësh dhe ekipesh emergjente ndodhen në vendngjarje.

“Vendi i rrëzimit është rrethuar në një zonë të gjerë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Hetimet për shkakun e aksidentit po vazhdojnë. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *