(Lajm i përditësuar)
Bullgaria është shpallur fituese e Eurovision 2026, pas një finaleje të mbushur me emocione, performanca të forta dhe një garë të ngushtë mes vendeve pjesëmarrëse.
Përfaqësuesja bullgare DARA arriti të triumfojë me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike dhe dinamike që mori reagime shumë pozitive si nga publiku, ashtu edhe nga juritë profesioniste.
Juria e Portugalisë ia ka dhënë 12 pikë Shqipërisë.
Aktualisht, Shqipëria ka 33 pikë.
Shqipëria merr pikët e para
Shqipëria ka marrë pikët e para në finalen e “Eurovisionit”.
Është Malta që ia ka dhënë gjashtë pikë Shqipërisë. Gjashtë i mori edhe nga Azerbajxhani. Në total i ka 12 pikë.
“Nân” elektrizon skenën e finales së Eurovisionit
Alis Kallaçi ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në finalen e “Eurovisionit” 2026, duke interpretuar këngën “Nân” para miliona shikuesve në mbarë Evropën.
Përfaqësuesi i Shqipërisë u ngjit i pesti në skenën e arenës “Wiener Stadthalle” në Austri, ku solli një performancë emocionale dhe vokalisht të fuqishme, e cila u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.
Vëmendja e Evropës sonte do të jetë e përqendruar në “Eurovision”, që mbahet në arenën “Wiener Stadthalle” në Austri nga ora 21:00. Gjithçka që ndodh para, gjatë dhe pas shpalljes së fituesit mund t’i ndiqni këtu.
Mes 25 shteteve finaliste, Shqipëria do të performojë e pesta me këngëtarin Alis Kallaçi dhe këngën “Nân”, e cila në ditët e fundit është renditur ndër këngët më të klikuara të festivalit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?
