Prishtina është nikoqire e Ferizajt në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.
Kryeqytetasit ende kanë gjallë shpresa për Evropë, por në të njëjtën kohë rrezikojnë edhe barazhin nëse nuk marrin një fitore në tre xhirot e mbetura.
Nga ana tjetër Ferizajt nuk i lejohen gabimet pasi vetëm fitorja e mbanë në garë për mbijetesë.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Bytyqi, Vitija, Naumcheski, Saletic, Zeqiri, Taipi, Baftiu, Krasniqi, Kryeziu, Veliu.
Ferizaj:Mckenzie-Lyle, Neziri, Iljazi, Arfang, Peposhi, Avdulli, A. Shabani, K.Shabani, Gërbovci, Haxhimusa, Silva-Richards.
