Malisheva ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë sidomos në pjesën e dytë, për të fituar me rezultat 4-1.
Në pjesën e parë pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat asnjëra nuk arriti t’i konkretizojë.
Ishte Assane Diatta që shënoi një gol të bukur për të kaluar Malishevën në epërsi (55’).
Situata për Drenicën u vështirësua pasi Indrit Prodani mori kartonin e dytë të verdhë, kësisoj u përjashtua nga loja.
Prej atij momenti, Malisheva dominoi edhe më shumë. Arlind Veliu u përkujdes për golin e dytë (78’).
Tre minuta më vonë Diatta shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Malishevën (81’), kurse në aksionin tjetër Xhemail Ibishi e vulosi fitoren (82’).
E tëra që bëri Drenica ishte vetëm goli i nderit (90+4′).
Malisheva pas kësaj fitore qëndron në pozitën e tretë me 56 pikë ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 44 sosh./Telegrafi/
