Shai Gilgeous-Alexander fiton çmimin MVP të NBA-së për të dytin vit radhazi

Illyrian Info
1 Min Read

Shai Gilgeous-Alexander është shpallur lojtari më i vlefshëm i sezonit në NBA për të dytin vit radhazi, duke u bërë një nga pak lojtarët që e fitojnë këtë çmim në sezone të njëpasnjëshme.

Ylli i Oklahoma City Thunder u nderua si MVP i ligës më të fortë të basketbollit në botë dhe u bë lojtari i 14-të në histori që fiton çmimin dy vite rresht.


Gilgeous-Alexander pati një sezon historik, duke u bërë i pari organizator në NBA që mesatarisht shënon mbi 30 pikë për ndeshje me mbi 55% saktësi në gjuajtje. Ai mbylli sezonin me 31.1 pikë mesatarisht dhe ishte shënuesi i dytë më i mirë në ligë, pas Luka Doncic.

Në garën për MVP, ai la pas bindshëm Nikola Jokic derisa në vend të tretë përfundoi Victor Wembanyama.

Shai grumbulloi gjithsej 939 pikë në votim, 305 më shumë se Jokić dhe 370 më shumë se Wembanyama, duke marrë edhe 83 nga 100 vota për vendin e parë.

Ky është një tjetër konfirmim i dominimit të tij në sezonin aktual, pasi ai kishte fituar edhe sezonin e kaluar trofeun MVP të NBA-së. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *