Mësohet se sa miliona euro do t’i paguajë Reali te Benfica për Jose Mourinhon

Illyrian Info
1 Min Read

Jose Mourinho është pranë një rikthimi të bujshëm te Real Madrid, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Sipas këtyre informacioneve, Mourinho aktualisht ka një kontratë me Benfica të vlefshme deri në verën e vitit 2027, e cila përmban një klauzolë lirimi në rast transferimi drejt “Bernabeu”.


Gazeta portugeze Record raporton se Real Madrid do të duhet të paguajë 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e trajnerit portugez.

Klauzola është e vlefshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohore – brenda 10 ditëve pas ndeshjes së fundit të sezonit, një afat që, sipas raportimeve, përkon me planin për finalizimin e marrëveshjes më 23 maj.

Ndërkohë, Benfica ka nisur tashmë kërkimin për pasuesin e Mourinhos, me Marco Silva, aktualisht te Fulham, që raportohet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e ekipit.

Fabrizio Romano në mëngjes raportoi se marrëveshja është arritur tanimë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i Mourinhos si trajner i ri i Real Madridit. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *