Rreth 10 viktima të dyshuara “të reja” janë paraqitur si pjesë e një hetimi francez mbi rrjetin e ish-sulmuesit seksual amerikan Jeffrey Epstein.
Franca hapi një hetim për trafikim qeniesh njerëzore pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi dosjet më të fundit nga hetimi ndaj pedofilit, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa përballej me akuza për trafikim vajzash të mitura.
Francezët po kërkojnë të hetojnë vepra të mundshme penale të kryera në Francë ose që përfshijnë autorë francezë që lehtësuan krimet e tij.
Prokurorja e lartë e Parisit, Laure Beccuau, tha se rreth 20 viktima të dyshuara ishin bërë të ditura. Disa prej tyre ishin të njohur tashmë për hetuesit
“Por patëm edhe viktima të reja që dolën përpara, të cilat nuk i njihnim fare. Janë rreth 10 prej tyre”, shtoi ajo.
“Zgjedhja që kemi bërë për momentin është t’i dëgjojmë këto viktima”, deklaroi prokurorja.
“Një numër i caktuar i tyre janë jashtë vendit, kështu që hetuesit janë përpjekur të caktojnë takime që i përshtaten kur ata të jenë në gjendje të vijnë në Paris”, shtoi ajo. /Telegrafi/
