Hapet thirrja për material ndërtimor për familjet në nevojë në Deçan

Illyrian Info
1 Min Read

Komuna e Deçanit ka njoftuar se Ministria për Komunitete ka shpallur thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve për ndarjen e materialit ndërtimor, të dedikuar për mbështetjen e familjeve që kanë nevojë për ndihmë në ndërtim, renovim dhe përmirësim të kushteve të banimit.

Sipas njoftimit, qytetarët e interesuar mund të aplikojnë nga data 18 maj deri më 29 maj 2026, ndërsa aplikimet pranohen deri në ora 15:00.


“Ministria për Komunitete ka shpallur thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve për ndarjen e materialit ndërtimor, i dedikuar për mbështetjen e familjeve që kanë nevojë për ndihmë në ndërtim, renovim dhe përmirësim të kushteve të banimit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të paraparë, duke sqaruar se kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në kohë.

Në njoftim theksohet se, sipas Ministrisë për Komunitete, mbështetja për qytetarët do të vazhdojë përmes projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Ministria për Komunitete vazhdon të ofrojë mbështetje për qytetarët përmes projekteve konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe krijojnë kushte më të mira për të ardhmen e familjeve tona”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *