“Do ta fitojmë” – Raphinha e telefonon Neymarin pasi ish-ylli i Barcelonës u përfshi në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026

Illyrian Info
2 Min Read

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, e ka telefonuar me video Neymarin për ta uruar dhe për të festuar përfshirjen e tij në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026, të përzgjedhur nga Carlo Ancelotti.

Prej javësh – madje muajsh, në Brazil ishte hapur debat i madh nëse Neymar do ta merrte apo jo ftesën për turneun e kësaj vere, por tashmë është konfirmuar se ai do të jetë pjesë e skuadrës.


Vetë Neymar ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet i lumtur për thirrjen dhe ka ndarë edhe bisedën me Raphinhan pas njoftimit zyrtar. Në video dëgjohet një mesazh i ngrohtë dhe plot besim nga ylli brazilian.

“Faleminderit, Raphinha, për gjithçka, nga zemra. Ti e di sa shumë respekt dhe dashuri kam për ty. Gjithçka do të shkojë mirë. Do ta fitojmë këtë!”, thotë Neymar.

Përfshirja e Neymarit nuk ishte e vetmja temë e diskutimit rreth listës së Ancelottit, pasi një tjetër surprizë ishte lënia jashtë e Joao Pedros – një emër që është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës – pavarësisht një sezoni të mirë në Ligën Premier me Chelsean.

Brazili në fazën e grupeve do të përballet me Marokun, Haitin dhe Skocinë, ndërsa mbetet të shihet se sa larg mund të shkojë “Seleçao” në këtë Botëror. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *