Filipçe: Të mos lejojmë që ndikimi rus dhe serb ta largojnë vendin nga rruga evropiane

Illyrian Info
1 Min Read

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se Maqedonia nuk duhet të lejojë që ndikimi serb dhe rus ta largojnë atë nga rruga evropiane.

Në një panel diskutimi kushtuar sfidave evropiane, ai vlerësoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian sot përfaqëson një qëllim të qartë gjeostrategjik për vetë Unionin, Fiilipçe theksoi se skepticizmi i disa shteteve anëtare ndaj zgjerimit është kapërcyer dhe se ekziston një vullnet politik për integrimin e rajonit.


Në fjalimin e tij, ai paralajmëroi se bisedimet për alternativa ndaj rrugës evropiane janë të rrezikshme dhe të dëmshme për vendin.

Ai gjithashtu vuri në dukje, siç tha ai, ndikimin hungarez dhe serb në qeveri, si dhe lidhjet e biznesit që çojnë në strukturat më të larta.

Sipas Filipçes, qytetarët po humbasin besimin në institucione dhe gjyqësor, dhe të rinjtë po mendojnë gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi.

Si shembull, ai përmendi se një numër i madh i studentëve të tij po mësojnë gjermanisht për t’u larguar nga vendi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *