Moti në Shqipëri, shi në mesditë

Illyrian Info
1 Min Read

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.


Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Pas orëve të pasdites do të ketë ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *