Bella Hadid tërhoqi sërish vëmendjen në Cannes Film Festival, por kësaj here larg tapetit të kuq.
Supermodelja amerikane u fotografua duke shijuar një shëtitje me jaht në Rivierën Franceze, ku u shfaq me një kostum banje elegant që nxirrte në pah linjat e saj trupore.
29-vjeçarja dukej në super formë ndërsa relaksohej në kuvertën e sipërme të jahtit luksoz, duke kombinuar pamjen me syze dielli moderne dhe një stil veror minimalist, shkruan DailyMail.
Bella u pa duke admiruar bregdetin e Kanës dhe duke shijuar një moment qetësie mes angazhimeve të shumta të festivalit.
Modelja ka qenë një nga emrat më të komentuar në festivalin e këtij viti, sidomos pas paraqitjes së saj në premierën e filmit “La Bataille De Gaulle”, ku veshi një fustan të frymëzuar nga stili ikonik i Jane Birkin.
Përveç paraqitjeve glamuroze, Bella Hadid ka tërhequr vëmendje edhe për mesazhet e saj pro-palestineze gjatë qëndrimit në Kanë, duke përdorur aksesorë dhe veshje me simbolikë të lidhur me Palestinën. /Telegrafi/
