Donald Trump Jr. dhe partnerja e tij, modelja dhe filantropja Bettina Anderson, janë martuar zyrtarisht në një ceremoni private të mbajtur në Florida.
Sipas raportimeve të TMZ, çifti përfundoi procedurat ligjore në Palm Beach, ku nënshkruan dokumentet e nevojshme për organizimin e dasmës së tyre jashtë Shteteve të Bashkuara.
Martesa u konfirmua edhe nga avokati i pasurive të paluajtshme Brad McPherson, i cili prej vitesh bashkëpunon me familjen Trump.
Bettina/Instagram
Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për formalitetin ligjor, pasi ceremonia kryesore pritet të mbahet këtë fundjavë në Bahamas, në prani të familjarëve dhe miqve të afërt.
Në dokumentet e dorëzuara thuhet gjithashtu se Bettina Anderson nuk do ta ndryshojë për momentin mbiemrin e saj në Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e djalit të tij, por ka reaguar publikisht me një mesazh urimi për çiftin.
“Edhe pse doja shumë të isha pranë djalit tim, Don Jr., dhe anëtares më të re të familjes Trump, Bettina, rrethanat që lidhen me qeverinë dhe dashuria ime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ma lejojnë këtë. Mendoj se është e rëndësishme të qëndroj në Washington DC, në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Urime Don dhe Bettina!”, ka shkruar Trump.
Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson e bënë publike fejesën e tyre në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua për herë të parë në mesin e vitit 2024.
Sipas revistës “People”, marrëdhënia e tyre është bërë serioze shumë shpejt dhe burime pranë çiftit kanë treguar se romanca po shkon drejt një lidhjeje afatgjatë. /Telegrafi/
