Zgjedhjet në PD, Salianji publikon fletët e votimit me emrin e tij: Demokratët po refuzojnë farsën

Illyrian Info
1 Min Read

Ervin Salianji ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm në garë është Sali Berisha.

Përmes një postimi në Instagram, Salianji publikoi disa fleta votimi ku mbështetës të tij kishin shtuar emrin e tij poshtë emrit të Berishës, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj procesit.


Në reagimin e tij, Salianji falënderoi demokratët që, sipas tij, “kanë zgjedhur të shënojnë qartësisht preferencën e tyre”, ndërsa theksoi se po merr qindra mesazhe dhe foto nga anëtarë të PD-së që “përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës” po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Ai falënderoi gjithashtu demokratët që kanë bojkotuar procesin, duke e cilësuar atë si “farsë” dhe “uzurpim të Partisë Demokratike për interesa personale”, raporton euronews.al

“Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale. Ne nuk dorëzohemi”, shkruan Salianji.

Në fund të reagimit, ai u shpreh se do të vijojë betejën politike për ta “kthyer Partinë Demokratike te anëtarët dhe qytetarët”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *