Wolfsburgu bie në Bundesliga 2

Illyrian Info
1 Min Read

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligën 2, pasi klubi i tij i ri, Wolfsburgu, nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Wolfsburgu u mposht 2-1 të hënën nga Paderborni në ndeshjen kthyese të barazhit, ku goli vendimtar u shënua në vazhdime.


Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, çka e dërgoi përballjen në shtesë dhe e vulosi rënien e Wolfsburgut.

Me këtë sukses, Paderborni siguroi rikthimin në Bundesligë pas gjashtë edicioneve mungesë.

Rexhbeçaj e nënshkroi kontratën me Wolfsburgun në prill, duke u transferuar nga Augsburgu, por tani do ta nisë aventurën e re në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *