Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, së bashku kandidaten për presidente poashtu nga LDK, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë në Parkun e Prishtinës.
Osmani ka shpërndarë pamje nga takimi përmes një postimi në Facebook, duke vënë në pah atmosferën dhe entuziazmin e të rinjve.
“Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht bashkë me ta edhe plot fitore”, ka shkruar Osmani, teksa ka ndarë fotografi me të rinjtë.
Pas Prishtinës, Abdixhiku dhe Osmani kanë vazhduar takimet edhe në Lugun e Baranit.
“Nga Lugu i Baranit. Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet. Kur njerëzit bëhen bashkë, shpresa bëhet lëvizje. Lidhja është gati!”, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.
