“Më mirë një kuti bizhuterish Louis Vuitton sesa fëmijë”, postimi i influencueses australiane merr kritika të shumta

Illyrian Info
2 Min Read

Influencuesja australiane, Elle Ferguson, e gjeti veten në qendër të vëmendjes dhe shumë diskutimeve pasi ndau një postim në rrjetet sociale që shkaktoi reagime nga publiku.

Konkretisht, në një video të postuar gjatë një vizite në butikun Louis Vuitton, influencuesja 41-vjeçare pozoi me një kuti bizhuterish të stilistit në formën e një guaske, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 23,600 dollarë.


Është një copë luksoze me monogramin e dallueshëm të markës, detaje ari dhe një pjesë të brendshme me mikrofibër.

Ajo shkroi krahas postimit: “Sapo pashë dikë nga shkolla e mesme që postoi një foto të tre fëmijëve me mbishkrimin: ‘Çfarë mund të jetë më mirë se kjo?’ Me gjithë respektin e duhur, një kuti bizhuterish me guaska deti Louis Vuitton me vlerë 23,600 dollarë”.

Shtoi gjithashtu edhe një shënim të shkurtër: “Merreni këtë me një dozë humori”.

Kjo shkaktoi reagime të shumta.

Një pjesë e përdoruesve e kritikuan qëndrimin e saj, duke e konsideruar atë pa shije dhe të tepruar.

“Shpresoj se po tallesh”, “Fëmijët janë më të mirë se një kuti bizhuterish Louis Vuitton”, “Ajo kuti nuk do të të thotë kurrë: ‘Mami, të dua më shumë se çdo gjë në botë’”, ishin disa nga komentet.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbështetën dhe e morën postimin si shaka.

“Unë kam tre fëmijë dhe ke plotësisht të drejtë”. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *