Agjenda e Costas gjatë vizitës në Ballkan: Takim me Osmanin dhe konferencë për media

1 min


Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, më 14 vjen në Kosovë në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Në agjendën e lëshuar nga KE thuhet se Costa do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani, me të njëjtën do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Konferenca me Osmanin do të mbahet nga ora 16:40. Në këtë publikim nuk figuron askund ndonjë takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Pos Kosovësn, Costa do të nisë vizitën e tij me Serbinë në shtetet e Ballkanit, ai më 13 maj do të jetë në Beograd do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut dhe me anëtarë të parlamentit atje.

Po atë ditë ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të mërkurën, më 14 maj, Costa do të jetë në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Më pas ai do të vizitojë Kosovën për të takuar presidenten Vjosa Osmani. Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.

Kurse, të premten, më 16 maj, Costa do të jetë bashkë-organizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

Takimet e EPC-së bashkojnë vendet në kontinentin evropian dhe ofrojnë një platformë për koordinim më të thellë politik.

Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”. Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike. 


Like it? Share with your friends!

96
100 shares, 96 points

What's Your Reaction?

hate hate
0
hate
confused confused
0
confused
fail fail
0
fail
fun fun
0
fun
geeky geeky
0
geeky
love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg
win win
0
win

0 Comments

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format