​Një 29 vjeçar u gjet pa shenja jete në Rakaj të Ferizajt, Policia jep detaje

Illyrian Info
1 Min Read

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rakaj të Ferizajt, është gjetur një person pa shenja jete.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ai është një 29-vjeçar.


“Më 16.05.2026, rreth orës 07:35, Stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë nga një qytetar se në fshatin Rakaj, kishte vërejtur një person pa shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Veseli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *