Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc

Illyrian Info
1 Min Read

Sekuestrim historik nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë – në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, rreth gjysmë milioni euro u gjetën dhe u sekuestruan në një minibus, të fshehur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në automjet.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, informoi se valuta e huaj u zbulua duke përdorur një skaner, i cili tregoi modifikimet në minibus.


“Valuta e huaj dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë, ndërsa autori i krimit është shtetas i Shqipërisë. Për rastin është dhënë vendim gjyqësor nga Gjykata Themelore në Kumanovë. Minibusi është në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, dhe në të janë transportuar shtatë pasagjerë”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *