Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026, rikthehet Neuer

Illyrian Info
2 Min Read

Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, duke kombinuar eksperiencën me talentin e ri në përpjekjen për ta rikthyer Gjermaninë në majën e futbollit botëror.

Në portë, Nagelsmann i ka besuar përvojës së Manuel Neuer, i cili rikthehet si lider i repartit, së bashku me Oliver Baumann dhe Alexander Nubel.


Në mbrojtje, pjesë e listës janë emra të rëndësishëm si Antonio Rudiger, Jonathan Tah, Nico Schlotterbeck dhe David Raum, ndërsa bie në sy edhe prania e talentëve si Nathaniel Brown dhe Malick Thiaw.

Mesfusha dhe sulmi pritet të jenë arma kryesore e Gjermanisë në këtë Botëror. Jamal Musiala dhe Florian Wirtz do të udhëheqin repartin sulmues, të mbështetur nga emra si Kai Havertz, Leroy Sane, Deniz Undav dhe Leon Goretzka.

Në listë nuk mungojnë as emrat e rinj që konsiderohen si e ardhmja e futbollit gjerman, përfshirë Nick Woltemade, Lennart Karl dhe Jamie Leweling, të cilët kanë impresionuar me paraqitjet e tyre në sezonet e fundit.

Pas zhgënjimeve në Botërorët e fundit, Gjermania tani synon të rikthejë identitetin e saj dominues në arenën ndërkombëtare, ndërsa Nagelsmann duket i vendosur të ndërtojë një ekip më agresiv, më modern dhe më të uritur për sukses. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *