Rahimaj: Po merr formë projekti mbi 50 kilometra rrugë përgjatë kufirit

Illyrian Info
2 Min Read

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka deklaruar se po avancon projekti për ndërtimin e mbi 50 kilometrave rrugë përgjatë brezit kufitar, të cilin e ka cilësuar si investim strategjik që, sipas tij, rrit sigurinë dhe krijon perspektivë të re zhvillimi për komunën.

Në një postim në Facebook, Rahimaj ka thënë se projekti “po merr formë” dhe se rrugët e planifikuara do të mundësojnë patrullim më të lehtë të strukturave të sigurisë përgjatë kufirit.


“Po merr formë projekti i mbi 50 kilometrave rrugë përgjatë kufirit, një investim strategjik që rrit sigurinë dhe hap perspektivë të re zhvillimi për Kamenicën”, ka shkruar Rahimaj.

Ai ka theksuar se këto rrugë, sipas tij, do t’i mundësojnë patrullimin “xhandarmërisë që do të formohet”, duke shtuar se kjo do të forcojë sigurinë përgjatë brezit kufitar.

“Këto rrugë do t’i mundësojnë patrullimin xhandarmërisë që do të formohet, duke forcuar sigurinë përgjatë brezit kufitar”, ka shkruar ai.

Rahimaj ka shtuar se projekti pritet të ketë ndikim edhe në zhvillim ekonomik, duke përmendur turizmin malor, ekonominë lokale dhe qasjen për banorët e zonave kufitare.

“Njëkohësisht, ato krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor, ekonomisë lokale dhe qasjes më të lehtë për banorët e zonave kufitare”, ka deklaruar Rahimaj.

Në fund, ai e ka lidhur projektin me vizionin politik të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se synimi është “një shtet më i sigurt” dhe zhvillim në të gjitha pjesët e vendit.

“Ky është vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje: një shtet më i sigurt dhe një Kosovë që zhvillohet në çdo cep të saj”, ka shkruar Rahimaj. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *